“Punoja 16 orë në ditë, qoftë edhe si taksist…”/ Gramosi përlot me rrëfimin e tij, surprizohet nga bashkëshortja shtatzënë

Surprizë pas surprize për Gramosin, ndërsa banori i “Big Brother VIP 4” ka emocionuar me rrëfimin për jetën dhe familjen e tij.

I pyetur se si është të jetosh ëndrrën dhe si po i përjeton momentet brenda shtëpisë më të famshme, Gramosi është shprehur falenderues dhe mirënjohës për mundësinë, duke shtuar se vijon të ketë energji, por duke qenë se nuk e ka gjetur veten në debatet e ashpra të krijuara së fundmi, është munduar të distancohet duke ulur pak dozën e energjisë.

Ledion: Gramos, në fillim u fute gjithë energji, por më pas nuk e di çfarë ndodhi. Ishe më i qetë, më pak protagonist, sikur fillove të ndërtosh disa raporte ty brenda. Si është të jetosh brenda ëndrrës që ti ke dashur ta jetosh për shumë vite.

Gramosi: Është padyshim një gjë shumë e bukur. S’e kisha imagjinuar ndonjëherë që do të kisha qenë pjesë e Big Brother, dhe për këtë u jam shumë mirënjohës dhe falenderues. Janë momente shumë të bukura që kurrë në jetë s’kam për ti harruar. Në fillim kam qenë shumë energjik, vazhdoj të jem i tillë edhe pse e kam ulur pak dozën. Mirëpo në shtëpi ka pasur shumë debate të ashpra ku nuk e shoh veten dhe për këtë po bëj një hap pas duke u munduar të gjej njërëz që më bëjnë të ndihem mirë.

Gramosi ka përlotur me rrëfimin e kryer në linjën e jetës, ndërsa theksoi se punonte deri më 16 orë në ditë, për të plotësuar kërkesat e familjarëve të tij. Si babai i një djali, ai foli gjatë gjithë kohës për vogëlushin, për të cilin e ka marrë malli.

“Bëja dy punë, punoja 16 orë, operator dhe taksist. E di që edhe bashkëshortja e ka pasur problem. Djalin e çoj shumë në çerdhe edhe nisi të sëmurej, e më pas vendosëm të qëndronte bashkëshortja në shtëpi për të mbajtur djalin. Ne nuk jemi një familje e pasur, as mami nuk punon. Vetëm babai…”, tha Gramosi i përlotur.

Më pas banori u surprizua nga bashkëshortja e tij shtatzënë, e cila i foli për djalin, Fronin, dhe familjarët. Ndërkohë, një emocion i rrallë për Gramosin ka qenë momenti kur ka mësuar gjininë e bebit, e cila është vajzë, ashtu sikurse ai dëshironte të ishte.

Related Posts

Arsida i jep fund rrugëtimit në Big Brother: Plani im ka qenë të krijoj aleanca, në një ambient mbijetese…

Arsida i jep fund rrugëtimit në Big Brother: Plani im ka qenë të krijoj aleanca, në një ambient mbijetese…

Arsida i ka dhënë fund rrugëtimit në Big Brother VIP 4. Në një nominim me Gramosin, Gertën, Livian, Arsidën, Rozanën, Olsin dhe Jozin, Arsida është eliminuar nga…

“Buzëqeshja e saj ishte e rrallë”/ Ledion Liço i jep lamtumirën Ketit të Topit

“Buzëqeshja e saj ishte e rrallë”/ Ledion Liço i jep lamtumirën Ketit të Topit

Ledion Liço ka zgjedhur një moment për t’i shprehur ngushëllime familjes, teksa tha se buzëqeshja e Ketit ishte e rallë. “Një ngjarje që na ka tronditur të…

“Sikur të fikeshin kamerat, Rozanën do ta…”/ Të tjera komente denigruese të Jozit ndaj Rozanës? Çfarë ndodhi në shtëpi

“Sikur të fikeshin kamerat, Rozanën do ta…”/ Të tjera komente denigruese të Jozit ndaj Rozanës? Çfarë ndodhi në shtëpi

Rozana dhe Jozi u përfshinë në një situatë të rënduar disa ditë më parë, pas disa komenteve denigruese që ai kishte bërë për të. Ata janë shprehur…

“G Bani Don Zhuani”/ Banori lë pas Valbonën, i hedh sytë nga Livia

“G Bani Don Zhuani”/ Banori lë pas Valbonën, i hedh sytë nga Livia

Pas refuzimit që mori nga Valbona me argumentin se dëshiron që G Bani ta shoh vetëm si shoqe, banori duket se i ka kthyer sytë nga Livia….

Zebërvoki i jep fund rrugëtimit në Big Brother: S’mund të rrezikoja çfarë kam ndërtuar jashtë

Zebërvoki i jep fund rrugëtimit në Big Brother: S’mund të rrezikoja çfarë kam ndërtuar jashtë

Zebërvoki i jep fund rrugëtimit në Big Brother VIP, si personi më pak i votuar nga publiku gjatë një televotimi të hapur në pak kohë për anëtarët…

Dy banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së Big Brother, Neda: Kanë qëllime të qarta dhe një lojë konkrete…

Dy banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së Big Brother, Neda: Kanë qëllime të qarta dhe një lojë konkrete…

Danja dhe Petro, një modele dhe një producent muzikor, janë dy banorët e rinj që i janë bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP këtë sezon të katërt….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *