Banori i Big Brother VIP4, Bernardi ka deklaruar hapur se është homoseksual.
Në Primen e mbrëmjes së sotme ku po diskutoheshin batutat e Jozit dhe Xumit drejtuar atij, në të cilat thuhej se “do të fleni sipër njëri-tjetrit”, Bernardi ka folur për herë të parë publikisht në format për preferencat e tij seksuale.
“Nuk lejoj askënd që të më heqë krenarinë e të qenit një mashkull homoseksual”- tha i përlotur Bernardi, ndërsa vajzat iu afruan menjëherë për ta qetësuar dhe ofruar mbështetje.